Tonin Loci nga Shkodra ishte viktima e parë e motit të keq që “mbërtheu” Shqipërinë për rreth një javë, pasi u zu poshtë nga streha e karburantit ku punonte, që u shemb nga pesha e dëborës.
Por pas 53-vjeçarit, moti i ashpër ka shkaktuar edhe një tjetër viktimë, këtë herë në Perlat të Mirditës, ku ka ndërruar jetë një punonjës i OST.
Mësohet se Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme teksa po punonte për rregullimin e një defekti në linjën e energjisë.
Dyshohet se 58 vjeçari nga Laçi ka pësuar infarkt.
Ai ishte pjesë e një ekipi pune që po riparonte defektet e shkaktuara nga moti i keq.