Shënohet viktima e parë nga acari në vendin tonë. Një e moshuar ka humbur jetën në Dibër pasi ajo mbeti e bllokuar në rrugë.
E moshuara po transportohej për në spital me një automjet që u bllokua në fshatin Limjan të Peshkopisë për rreth 2 orë.
Ajo nuk mundi që të duronte temperaturat e ulëta disa gradë nën zero që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.