Pesë persona janë vrarë në Kabul pas kaosit të krijuar të hënën në aeroport. Trupat ushtarake amerikane kanë marrë nën kontroll aeroportin dhe po vijojnë me evakuimin e stafit të ambasadës një ditë pasi talebanët morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit dhe deklaruan se lufta ka mbaruar.
What a disaster. Video from the Kabul airport. pic.twitter.com/qSOz28Vzni
— Election Wizard (@ElectionWiz) August 16, 2021
Reuters raporton se nuk është e qartë se si kanë humbur jetën viktimat. Një zyrtar i ushtrisë amerikane tha se trupat kanë qëlluar në ajër për të parandaluar njerëzit që të hyjnë me forcë në një fluturim ushtar, i përgatitur për të marrë diplomatët amerikanë dhe stafin nga qyteti.
Human dignity is trampled underfoot, I put myself in their shoes and I feel the difficulty of this situation with all my heart. #KabulHasFallen #kabulairport pic.twitter.com/fqMLV3hBOA
— Paulo (@artcosmoz) August 16, 2021
Një dëshmitar tha se ka pritur për më shumë se 20 orë në aeroport dhe se ishte e paqartë nëse viktimat humbën jetën për shkak të të shtënave apo prej kaosit. Tre trupa janë fotografuar të shtrirë pranë hyrjes së aeroportit.
🚨 | NEW: Current scenes at Kabul airport
— News For All (@NewsForAllUK) August 16, 2021
Kaosi në Afganistan ka ardhur pasi zyrtarët talebanë deklaruan fundin e luftës. Presidenti Ashraf Ghani u arratis nga vendi duke mos e kundërshtuar fare hyrjen e forcave talebane në Kabul me qëllimin sipas tij për të shmangur gjakderdhjen. Një zëdhënës i talebanëve tha se luftuesit janë nën urdhra strikte për të mos lënduar asnjeri. “Jeta, prona dhe nderi i askujt nuk duhet prekur por duhet ruajtur nga muxhahedinët”, tha ai.
Por pavarësisht të gjithave, kanë qenë me mijëra personat që i janë drejtuar aeroportit të Kabulit në përpjekje për t’u larguar nga vendi. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken qartë pamjet e trishta të afganëve që mundohen të hipin në avionë për t’u larguar nga vendi i tyre. Ushtria amerikanë ka krijuar një perimetër sigurie në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke ruajtur të paktën një pjesë të kompleksit.
Ata kanë vënë aty tela me gjemba për të frenuar qindra njerëz të dëshpëruar për t’u larguar nga Kabuli. Po ashtu DASH ka njoftuar se do të shtojë praninë ushtarake në aeroport deri në evakuimin e plotë të stafit. Për shkak të situatës së rënduar në aeroport, mbrëmjen e kaluar nuk ishte e mundur nisja e disa avionëve civilë.