Ish-asistentja e Vin Diesel, Asta Jonasson, ka paditur aktorin për dhunë seksuale. Sipas saj, incidenti ndodhi në një hotel në Atlanta, në vitin 2010.
Ajo paditi yllin e “Fast and the Furious” në gjykatën e Los Angelesit, duke pretenduar se 13 vite më parë, ai e ftoi në suitën e tij, pasi festuan në një klub. Ajo shprehet se Vin e kapi me forcë nga kyçet e duarve dhe e shtyu në shtrat.
Pala paditëse shton se ish-shefi i preku gjoksin dhe e puthi në kraharor, pavarësisht kundërshtimeve të saj. “Zonja Jonasson kishte frikë që të refuzonte me forcë shefin e saj, duke e ditur se largimi i saj nga dhoma ishte thelbësor për sigurinë e saj personale dhe profesionale”, thuhet në padi.
Më tej, vijon: “Por shpresa e saj vdiq kur Vin Diesel u ul në gjunjë, i hoqi fustanin dhe i prekte trupin, duke i drejtuar duart në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë edhe pjesën e brendshme të kofshëve.
Johansson thotë se u largua nga Diesel, duke shkuar në tualet, por sërish ai e ndoqi dhe e përplasi në mur, duke ia vendosur dorën në penisin e tij. Më vonë, ai u masturbua.
Në këtë moment, Jonasson dëshmon se mbylli sytë dhe u mundua të largohej mendërisht nga sulmi seksual, që të mos e acaronte më shumë aktorin. “Znj. Jonasson ngriu nga tronditja dhe ishte e paaftë për të lëvizur”.
Vetëm orë pas ngjarjes, në padi thuhet se ajo u kontaktua nga motra e aktorit Samantha Vincent e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit “One Race Films” dhe u pushua nga puna.
Ajo ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit. Përveç dhunës seksuale, në padi përfshihen akuza për diskriminim gjinor dhe shqetësim emocional.
Vetë aktori i njohur ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.