Në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamlliku” janë vënë në pranga 3 të rinj, të cilët shantazhonin me anë të kanosjes persona të ndryshëm për dhënie pasurie për shuma që shkonin deri në 1 mijë Euro.
Konkretisht, në pranga të policisë ka rënë 20-vjeçarin Lulzim Kërciku, si dhe 2 persona të moshës 16 dhe 17 vjeç për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.
Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.