“Virusi që po përhapet në të gjithë botën tani nuk është ai i Wuhanit, por i Italisë Veriore”. Kjo është deklarata e virologut të mirënjohur gjerman, Alexander Kekulé.
Gjatë emisionit “Markus Lanz”, në rrjetin gjerman të ZDF, drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë Mjekësore të Universitetit Halle, deklaroi se virusi aktualisht në qarkullim është në të vërtetë një variant që është shfaqur në Italinë Veriore.
Sipas virologut, varianti i ri është më ngjitës se ai i Ëuhan.
“Aktualisht 99.5% e të gjitha rasteve globale mund të gjurmohen gjenetikisht në virusin e Italisë Veriore. Edhe rastet aktuale në Kinë janë importuar nga Europa dhe pjesa tjetër e botës”, tha mes të tjerash Kekulë.
“Kanë të drejtë kinezët kur thonë se ne europianët jemi përgjegjësit e pandemisë globale?” pyeti gazetari Lanz. “Jo”, u përgjigj virologu, “viruso do të përhapej edhe në botë në atë mënyrë”.
“Dallimi është se në Ëuhan nuk e dinin se me çfarë kishin të bënin, ndërsa paralajmërimet nga Kina kishin mbërritur në Italinë Veriore, por u injoruan për një kohë të gjatë”, thotë virologu.
“Në Kinë, nga ana tjetër, virusi është vënë nën kontroll duke përdorur metoda që ne nuk i pranojmë këtu”, përfundoi ai.