Për të kuruar Covid-19, duhet një ilaç i ri, efektiv dhe që të jetë i disponueshëm sa më shpejt. Sidoqoftë, është e vështirë që të kemi një rezultat sa më shpejt, duke marrë parasysh kohën e nevojshme për eksperimentim, së pari tek kafshët dhe më pas te njerëzit.
Megjithatë, sipas Gennaro Ciliberto, presidenti i Federatës Italiane të Shkencave të Jetës, ku bëjnë pjesë 16 shoqëri shkencore, dhe shkencëtarit italian Antonello Pessi, një studim i botuar së fundmi në revistën “Cell Research” zgjidh dilemën.
Risia e ilaçit të propozuar tani nga shkencëtarët kinezë është se nuk riciklohet, por është specifik për virusin Sars-Cov-2, duke përdorur një mekanizëm të njohur të përgjithshëm të të gjitha viruseve: domethënë shkrirjen e membranës me atë të qelizës.
Kjo është testuar tek minjtë dhe nuk ka shkaktuar efekte te tjera anësore. Një aspekt tjetër që e bën atë premtues është koha.
“Për të marrë një ilaç të këtij lloji, koha e zhvillimit është shumë e shkurtër. Para së gjithash sepse sinteza e kësaj molekule është kimike, pra shumë e lehtë për t’u realizuar, dhe është e lirë”, thonë dy shkencëtarët italianë.
Gjithashtu ky ilaç merret nga hunda në formë spraji dhe jo nga gjaku, kështu nuk ka nevojë për të gjitha ato studime toksikologjie që përgjithësisht zgjasin kohërat e zhvillimit.
Sipas tyre, nëse një kompani do të merrej menjëherë, brenda 3-4 muajve ilaçi do të ishte gati për t’u eksperimentuar. Dhe nëse këto të fundit do të dilnin pozitive, ilaçi mund të jetë në treg deri në fund të vitit./ Burimi: Il Messaggero