Covid-19 u ka lënë shumë personave që e kanë kaluar infeksionin, pasoja afatgjata si çrregullimet e shijes dhe nuhatjes. Një grup studiuesish britanikë dhe gjermanë besojnë se vitamina A mund ta trajtojë këtë çrregullim dhe t’u rikthejë atyre gradualisht shijen dhe nuhatjen.
Për këtë arsye, shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore kanë nisur një testim 12-javor për të përcaktuar përfitimet e përdorimit të vitaminës A në trajtimin e kësaj kategorie pacientësh. Gjatë testimeve, pacientëve vullnetarë u kërkohet të nuhasin aroma të forta, që edhe me ndihmën e skanimit të trurit, do të verifikojnë nëse vitamina A riparon dëmtimet e nervave të nuhatjes dhe shijes.
Provat e mëhershme të kryera në Gjermani arritën konkluzione shpresëdhënëse. Shumë persona që e kanë kaluar COVID-in thonë se veza e nuhasin si gomë të djegur ose ujin e pijshëm si moçal. Të tilla simptoma u atribuohen sëmundjeve virale, por që rikuperohen brenda disa javësh dhe jo muajsh, siç po ndodh me COVID-in.