Viti i Ri kinez, i cili është më 10 shkurt do të përkojë me Vitin e Dragoit, shenjës së vetme mitike të zodiakut. Këtë vit, elementi që e shoqëron është druri dhe dragoi është një krijesë tokësore.
Industritë që janë të varura nga druri si kultura, botimet dhe bizneset e luleve do të kenë më shumë sukses. Dragoi përfaqëson udhëheqje të fortë dhe të mirë. Veç kësaj, bota hyn në një kapitull të ri nga periudha e tetë në të nëntën të ylli fluturues Xuan Kong.
Ka 9 prej tyre që ndikojnë në energjinë e botës dhe secili udhëheq për dy dekada përpara se të pasohet nga tjetri. Numri 9 i cili do të na udhëheqë për 20 vitet e ardhshme përfaqëson energjinë femërore, teknologjinë, artin, dizajnin dhe spiritualitetin.
Sa i përket parashikimit individual, një hartë astrologjike është e përbërë nga elementë dhe yje, bashkëveprimi i të cilëve ndryshon në varësi të vitit dhe shenjës që e mbizotëron. Megjithatë, është e mundur që përmes një parashikimi të përgjithshëm, të 12-të shenjat të kenë një ide se si do të shkojë viti i tyre.
Shenja juaj në horoskopin kinez:
Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
***
Dragoi
Çdo 12 vjet, përsëritet cikli kur shenja vetjake përkon me shenjën e vitit. Viti i Dragoit do të sjellë turbullime dhe ndryshime për të lindurit në këtë shenjë. Ata do kenë fat, por do hasin pengesa me të, kufizime në punë e marrëdhënie. Është viti që duhet të mos bien shumë në sy dhe të jenë modestë sepse nëse do të bëjnë të kundërtën, do të dëmtohen. Në punë mund të ndieni më shumë konkurrencë se më parë dhe paratë mund të mos i fitoni aq lehtë. Përpiquni të kurseni. Zhvillime pozitive do të ketë për ata që do të duan të ndryshojnë punë, të martohen apo lindin fëmijë.
Gjarpri
Gjarpërinjtë do hasin shumë ndryshime në familje, por fati do jetë në anën e tyre. Do shijojnë marrëdhëniet, do kenë admirues dhe do takojnë miq të rinj që do të kthehen në miq të mirë. Ajo që Gjarpri duhet të mbajë mend këtë vit është se sfidat e rrisin dhe e bëjnë më të mençur. Të lindurit e shenjës duhet të punojnë fort për të marrë frytet që duan pasi i kanë mundësitë dhe s’duhet ta humbin potencialin e tyre. Puna do të përkthehet në të ardhura më të shumta financiare. Sa i përket dashurisë, gjërat do jenë të qëndrueshme por duhet të përfshihen në evente sociale.
Kali
Këtë vit, një yll i veçantë i quajtur Yi Ma Xing do të shkëlqejë për të lindurit e kësaj shenje. Është ylli i lëvizjes dhe Kuajt do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar. Duhet të udhëtojnë kudo që të jetë mundësia sepse do t’u sjellë fat dhe mundësi të reja. Për ata që ndihen se duan dikë në jetën e tyre, mund të gjejnë dashurinë përmes udhëtimit.
Dhia
Të lindurit në Vitin e Dhisë duhet të planifikojnë axhendën me kujdes sepse stresi dhe ngarkesa do të ndikojë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Nëse keni ndjekur gjithnjë të njëjtën linjë veprimi, është koha të ndryshoni dhe të hartoni një plan të ri. Dhitë do të kenë momente të lumtura në marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe në punë. Ky mund të jetë viti kur do të marrin edhe një promovim në punën e tyre që do të ketë si rrjedhojë paranë dhe famën. Nëse janë në kërkim të dashurisë, do ta takojnë nëpërmjet rrethit shoqëror.
Majmuni
Majmunët do të kenë një vit të qëndrueshëm. Ndoshta do të ndiejnë se nuk kanë mundësinë të shkëlqejnë shumë,por kjo nuk është problem. Duhet të pranojnë çfarë u vjen dhe përgjatë vitit do të kenë mundësinë të përjetojnë gjëra më të mira. Për ta do të jetë shumë e lehtë që të bëjnë para dhe t’i shpenzojnë, ndaj duhet të jenë të vëmendshëm me menaxhimin e tyre. Është viti i duhur që t’i bëjnë gjërat serioze nëse janë në një lidhje ose duan të gjejnë dikë që u përshtatet.
Gjeli
Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një vit me shumë fat sepse do të takojnë miq të rinj dhe do të gjejnë partnerin e duhur. Në përgjithësi do të shijojnë një vit të kënaqshëm e të qëndrueshëm. Nëse duan të ndryshojnë punë, bëjnë mirë ta shtyjnë për më vonë dhe të jenë të përmbajtur gjatë gjysmës së parë të vitit. Në gjysmën e dytë do të kenë mundësi më të mira. Gjithashtu, është një vit i mirë për të mbledhur disa kursime.
Qeni
Kjo shenjë do të hasë shumë ndryshime dhe pengesa. Është një vit i rëndësishëm. Do të ndihen të lodhur fizikisht dhe mendërisht sepse do të përjetojnë shumë ndryshime. Është më mirë që të lëvizin, të ndryshojnë punë, të shpërngulen dhe të udhëtojnë sepse do të pakësojë efektet negative. Këtë vit duhet të mos tërheqin vëmendje dhe t’i vëzhgojnë gjërat duke ruajtur distancën. Të lindurit e kësaj shenje do të kenë më shumë zënka në lidhjet e tyre, por këto sfida do t’i ndihmojnë të zhvillohen.
Derri
Këtë vit do u duhet të punojnë më shumë dhe me orare të zgjatura. Kjo do t’u sjellë të ardhura për të cilat duhet të jenë të vëmendshëm që mos t’i shpenzojnë pa kujdes. Marrëdhëniet do të jenë më të qëndrueshme. Është periudhë e mirë që të ngadalësojnë ritmin dhe t’i kushtojnë vëmendje partnerit.
Miu
Nuk do të jetë viti më i keq, por ka sfida. Lajmi i mirë është se do të kenë shumë njerëz që do t’i ndihmojnë kur të arrijnë në pika kritike. Duhet t’i mbajnë sytë hapur për njerëzit që u ofrojnë ndihmë dhe mbështetje. Në punë, marrëdhëniet me eprorët dhe kolegët do të jenë të qëndrueshme. Minjtë mund të kenë mundësi të shkëlqejnë dhe të marrin admirimin që meritojnë. Do të kenë mundësinë të kursejnë para dhe nëse kanë si synim që të hapin një biznes, është një vit gjatë të cilit mund ta mendojnë si investim. Duhet të kenë kujdes që mos të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht.
Demi
Kjo shenjë duhet të jetë e vëmendshme ndaj shëndetit dhe sigurisë së saj. Duhet të mos bëjnë sporte apo aktivitete të rrezikshme. Do të punojnë më shumë por nuk duhet të tremben nga ndryshimet sepse do t’i bëjë të dalin nga zona e komfortit dhe do të rriten më shumë. Duhet të kenë kujdes me investimet dhe të tregohen modestë. Në çfarëdo marrëdhënieje, duhet të jenë të vëmendshëm në mënyrën si komunikojnë më të tjerët sepse kanë gjasa të përfshihen në konflikte dhe keqkuptime.
Tigri
Tigrat dhe Dragonjtë kanë një marrëdhënie të ndërlikuar sepse grinden kështu që do të kenë konflikte. Duhet të përpiqen që të ruajnë marrëdhëniet me miqtë e familjarët dhe të jenë të vëmendshëm ndaj ndjenjave. Sa i përket punës, kanë mundësinë për të rënë në sy por kjo do tërheqë xhelozinë ndaj tyre. Kanë prirje për të shpenzuar tepër dhe pa kujdes, ndaj duhet të ruajnë financat. Tigrat e lindur në gjysmën e parë të vitit do ta gjejnë dashurinë në gjysmën e dytë të vitit dhe anasjelltas. Për shkak se Tigri është shenjë që ka shumë elementë druri e zjarri, sidomos për të lindurit në gjysmën e parë të vitit. Ata duhet të presin sa ky efekt të zbehet sepse fati i mirë vjen në gjysmën e dytë të vitit.
Lepuri
Është momenti të qetësoheni dhe të përgëzoni veten. Për ata që kaluan një vit sfidues, duhet të dinë se fati do të ndryshojë ngadalë në gjysmën e parë, por do të shohin një ndryshim të dukshëm në gjysmën e dytë të vitit. Është vit shumë i mirë që përmirësohen dhe të mësojnë aftësi të reja që do u duhen në karrierë. Kanë mundësi të marrin para nëse qëndrojnë me këmbë në tokë dhe vazhdojnë të punojnë fort. Për ata që janë në një marrëdhënie, është viti i duhur që të mendojnë për martesën dhe fëmijët.