Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, një para nisjes së vitit të ri shkollor u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve. Në një video-mesazh, Kushi shprehet se është shumë e gëzuar që nesër klasat do të mbushen me nxënës.
Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë dhe u bëri thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.
“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”, u shpreh ministrja.
Këtë vit të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të ketë libra falas. Po ashtu për herë të parë nxënësit e klasës së parë do të mësojnë dhe anglisht.