Kryesore Viti i ri vjen me rënie temperaturash, ja parashikimi i motit për...

Viti i ri vjen me rënie temperaturash, ja parashikimi i motit për ditët në vijim

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

Në ditën e parë të vitit 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare do të ketë në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/3°C
Zonat e ulëta 0/13°C
Zonat bregdetare 5/13°C

Ditën e mërkurë masa ajri të ftohta arktike do të afrohen në vendin tonë. Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta 1/11°C
Zonat bregdetare 4/11°C