Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi së fundmi modelet e dokumenteve administrative, në kuadër të Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, ku në përbërje të çdo dokumenti do të jetë logoja dhe do të jetë e detyrueshme për zbatim nga e gjithë administrata shqiptare.
Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendim, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Arkivave e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.
“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi dje, me vendimin nr. 12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018”, thuhet në njoftimin e Arkivave.
Më poshtë publikohen modelet e dokumenteve zyrtare që do të përdoren nga çdo institucion shtetëror përgjatë gjithë vitit 2018.