Papa Françesku mendon se pandemia tregoi se politikat e tregut të lirë nuk mund të zgjidhin të gjitha nevojat e njerëzimit.
Në një enciklikë me 70 faqe, forma më e lartë e mësimit papnor, Papa Françesku përshkroi vizionin e tij për një botë post-pandemike.
“Tregu në vetvete nuk mund të zgjidhë çdo problem, sidoqoftë na kërkohet të besojmë në këtë dogmë të besimit neoliberal”, shkroi Papa.
Kreu i Vatikanit shtoi se kapitalizmi i tregut të lirë “riprodhon veten” duke përdorur teoritë magjike të “derdhjes” ose “rrjedhjes” si zgjidhja e vetme për problemet shoqërore. Papa tha se kjo “derdhje” nuk “zgjidh pabarazinë që krijon forma të reja dhune dhe që kërcënojnë strukturën e shoqërisë”.
Enciklika, e quajtur “Fratelli Tutti”, ose “Të gjithë Vëllezërit”, përsëriti vizionin e papës për një shoqëri e cila shtrihet në përdorimin e pronës private.
“Tradita e krishterë nuk e ka njohur kurrë të drejtën e pronës private si absolute ose të paprekshme dhe ka theksuar qëllimin shoqëror të të gjitha formave të pronës private”, shkroi papa.
Enciklika përfshin një gamë të gjerë temash sociale duke përfshirë emigracionin, dënimin me vdekje, populizmin dhe padrejtësinë ekonomike.
Ati i Shenjtë, gjithashtu, preku temën mbi racizmin, duke e quajtur atë një “virus që nuk zhduket, por shndërrohet dhe fshihet në pritje”.
“Fratelli Tutti” është enciklika e tretë e Papa Françeskut dhe ai e nënshkroi atë në varrin e Shën Françeskut.