Kufoma e një balene, e cila besohet të jetë një ndër më të mëdhatë të gjetura në Mesdhe, u zbulua në brigjet e Italisë së jugut. Zhytësit e rojes bregdetare e gjetën balenën të dielën në afërsi të portit të Sorrentos, pranë Napolit. Ata mësohet se arritën tek kufoma e saj nga një balenë më e vogël që kishte një sjellje të çorientuar në det.
Pak kohë pasi e zbuluan në ujë, trupi i gjitarit që peshonte rreth 70 ton, doli në sipërfaqe dhe zyrtarët vendosën që të ndërmerrnin operacionin për tërheqjen e saj në breg. Dy anije u angazhuan në operacion dhe trupi i balenës u nxor në breg orët e vona të së martës. Roja bregdetare e transportoi më pas balenën e ngordhur nga Sorrento për në portin e Napolit, ku mbërriti të mërkurën.
Biologët e marinës dhe ekspertët e tjerë pritet të hetojnë shkakun e ngordhjes. Ndërkohë, roja bregdetare po monitoron për balenën tjetër që i çoi ata tek kufoma, pasi u zhduk në det. Autoritetet italiane thanë se kjo ishte me gjasë një prej balenave më të mëdha të gjetura ndonjëherë më parë në këtë rajon.