Bota Vjedhja e shekullit/ Hajduti që grabiti tre kryevepra në galerinë e Athinës:...

Vjedhja e shekullit/ Hajduti që grabiti tre kryevepra në galerinë e Athinës: Kisha në plan t’i riktheja

“E kam bërë nga dashuria për artin”. Kështu e motivoi vjedhjen e tre pikturave të famshme në Galerinë Kombëtare në Athinë 50-vjeçari Giorgos Sarmatzopoulos.

E ashtuquajtura vjedhje e shekullit ndodhi në vitin 2012 në kryeqytetin grek dhe atë kohë pak njerëz e besuan se një vjedhje e tillë mund të ishte kryer nga një njeri i vetëm.

Sarmatzopoulos u arrestua vitin e kaluar dhe një javë më parë doli në liri me kusht.

“Çfarëdo që ndodhi, u bë nga dashuria për artin,” u tha ai gazetarëve të mërkurën. Avokati i tij tha se 50-vjeçari e ka kryer vjedhjen vetë. “Thjesht nuk është e besueshme që një vjedhje e tillë është bërë nga një person i vetëm dhe megjithatë ka ndodhur,” tha ai.

Ai thuhet se ka përfituar nga siguria e dobët dhe ka vjedhur “Kokën e një gruaje” të Pablo Picasso-s, “Mullirin e erës me shtëpinë e verës” të Piet Mondrian dhe “Shën Diego de Alcala në Ekstazë me Trininë e Shenjtë dhe simbolet e pasionit” të Guglielmo Caccia-s.

Ai iu tha gazetarëve se kishte në plan ti rikthente pikturat fshehurazi në Galerinë Kombëtare në Athinë nëntë vite pas hrabotjes, por në fakt ai nuk iu afrua asnjëherë Galerisë.