Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë nga tetë personat e arrestuar për falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.
Burg është kërkuar për Ferdinand Ibrahimin, administrator i “Ferlut”, për djalin e tij, Anastas Ibrahimi, për Fatos Vrapin, Erisa Vorën, Klodiana Qato, Aldi Dukën dhe Lulzim Allaraj. Ndërsa për Albana Vrapin u kërkua detyrim paraqitje.
Gjatë seancës, Ibrahimi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për biletat e falsifikuara.
“Biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra e që nuk ishin në përdorim”, është shprehur ai.
Aktualisht pritet që trupi gjykues të shpallë vendimin për caktimin e masave të sigurisë.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave do kapte vlerën 6 000 000 lekëve të reja.