Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” këtë të hënë, për 4 ushtarakët që dyshohet se janë të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit, ditën e premte.
Ardit Ramaj, Lesko Ramosaço, Edlir Nelaj dhe Ervis Memsullaj janë ushtarakët që janë lënë në burg si të akuzuar për shpërdorim detyre.
Të premten u vodh depoja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.
Atje u vodhën armë të llojeve të ndryshme dhe ushtari që duhej të ruante armët nuk gjendej në vendin e punës në momentin që ndodhi grabitja.
Tre armë automatike, por edhe granata janë vjedhur.