Aktualitet Vjedhje me armë dhe dhunë, dy personat që duhet të deklarojnë pasurinë

Vjedhje me armë dhe dhunë, dy personat që duhet të deklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 2 personave.

Bylbil Thika banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

Erjon Cenokaçi banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.