Ndërhyrja e shpejtë e Policisë së Lezhës ka bërë të mundur shmangien e një krimi në familje. Në fshatin Balldre të Lezhës një 67-vjeçar ka dhunuar ish-dhëndrin dhe e ka kërcënuar së do ta vriste.
Duke qenë se policia kishte informacion se 67-vjeçari Kanto Narkaj mund të kishte armë zjarri në banesë, ka reaguar me shpejtësi duke e prangosur atë çka bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Pas kontrollit të banesës së 67-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.