Rey Manaj po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Prova e radhës për këtë ishte edhe goli i jashtëzakonshëm që realizoi këtë të shtunë në ndeshjen e radhës në Superligën Turke, të skuadrës së tij Sivasspor në fushën e Hatayspor.
Manaj realizoi golin e 13-të personal këtë sezon, me një goditje dënimi të jashtëzakonshme, duke kapur Mauro Icardi-n në vend të tretë të renditjes së golashënuesve të kampionatit turk, renditje që kryesohet nga Dzeko, me 17 gola, ndërsa në vend të dytë ndodhet Mame Thiam me 14 gola.
Rey Manaj scored a free kick goal this week toopic.twitter.com/dnUtROJ3IH
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 17, 2024