Nga e diela dhe ditët në vijim, Shqipëria pritet të përfshihet nga vala e të ftohtit siberian që ka prekur Europën.
Ulja më e madhe e temperaturave do të shënohen të mërkurën dhe të enjten ku termometri do të shënojë deri në -8 në veri dhe verilindje të vendit.
Sipas sinoptikanëve shfaqje të tilla atmosferike me temperatura ekstremisht të ulëta janë të rralla në periudhat fund-dimrit.
Deri të mërkurën duhet të mbani çadër me vetë, pasi reshjet e shiut dhe të borës do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin.
Ndërsa i ftohti siberian me temperatura ekstremisht të ulta pritet të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.