Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat, qeveria shqiptare u angazhua qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Është ky përshkrimi që gazetari Alex Crevar ka bërë në një artikull të The New York Times që sugjeron 52 vende për t’u vizituar në vitin 2023.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar lajmin duke vënë në dukje se Vjosa është ndër propozimet e para të prestigjiozes amerikane.
Sipas tij viti 2023 është viti i Vjosës.