Pas takimit me Kryeprouroren Arta Marku, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke rilançuar pozicionin e saj si protagonistja e operacionit të madh.
Takimi mes dy zyrtarëve ka zgjatur rreth 45 minuta, dhe u zhvillua te Ministria e Brendshme.
Siç mësohet, Vlahutin i ka kërkuar Xhafës që të bëhen gati planet operacionale për të nisur arrestimet e mëdha.
Në fundjavë mbërrijnë nga Europol-i një numër i madh shkresash për t’i bërë më pas prokuroria flet-arreste formale.
Kjo mund të sjellë edhe një problem në rendin publik, por siç mësohet Vllahutin i ka bërë të ditur Xhafës se çdo dekonspirim i informacioneve që vijnë nga Brukseli do të ndëshkohet nga BE-ja si vullnet negative për të ndërmarrë luftën ndaj krimit të organizuar.
Nga e hënë pritet që të nisë një valë e madhe sekuestrimesh të pronave të mafias shqiptare që ka aktivitet në vendet e BE-së, por edhe arrestimi i pronërëve të vërtetë të tyre apo administratorëve në Shqipëri.