Vllaznia është zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për sezonin futbollistik 2020-2021, duke treguar edhe njëherë se në Shkodër janë bërë traditë edhe trofetë për këtë ekip në saj edhe të dominimit ndaj ekipeve të tjera. Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin në kuotën e 66 pikëve pas 22 javëve të zhvilluara, duke shfaqur një dominim absolut ndaj të gjithë rivaleve, me 160 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar.
Me titullin kampion të siguruar 4 javë përpara mbylljes së rregullt të kampionatit, shkodranet luajtën javën e fundit ndaj Juban Danjës në derbin e Shkodrës, duke triumfuar me rezultatin 7-2 falë golave të shënuar nga Doçi, Bajramaj, Franja, Gjini, Zarka dhe Maliqi në një “Loro Boriçi” të përgatitur për festë.
Në ceremoninë e zhvilluar në fund të ndeshjes ishte anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Fatbardh Jera, ai që i dorëzoi trofeun e tetë radhazi Vllaznisë.
Ndërkohë që shkodranët janë në lojë për një tjetër trofe, pasi, në datë 27 maj, kur do të zhvillohet dhe finalja e Kupës së Shqipërisë dhe vajzat kuqeblu që do të kenë përballë Apoloninë e Fierit.