Vllaznia fitoi 1-0 në Tiranë ndaj Partizanit, duke u kthyer në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Teutën, por me golaverazh më të dobët.
Një gol me 11-metërsh i Herald Markut, në minutën e 74-t, i dha 3 pikët e vlefshme shkodranëve, që shpresojnë ende te titulli kampion.
Ndërkohë, Teuta barazoi 0-0 në transfertë ndaj Laçit dhe tashmë i duhet një fitore ndaj Apolonisë për t’u shpallur kampion, ndërkohë që Vllaznia do të luajë me Laçin ndeshjen e fundit të kampionatit.
Në ndeshjet e tjera, Apolonia-Tirana 1-1, Kastrioti-Bylis 1-1 dhe Skënderbeu-Kukësi 2-1.