Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin e trajnerit Thomas Brdaric. Humbja me Tiranën ka rezultuar fatale për teknikun gjerman, të cilit ditën e sotme i është njoftuar ndërprerja e kontratës.
Vllaznia e nisi kampionatin me objektiv titullin kampion, por forma e treguar nga skuadra ishte shumë larg pritshmërive.
Pas 25 javëve kampionat, Vllaznia renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa rrezikon edhe Kupat e Europës. Shkodranët njoftojnë se skuadra në vazhdim do të drejtohet nga zv/trajneri Elvis Plori.