Një shqiptar famëkeq që bastisi shtëpitë e të pasurve dhe të famshmëve për disa vite, kishte shkuar në Britani si një refugjat i rremë kosovar. Kjo është deklarata e bërë nga vëllai i tij një ditë më parë.
Shqiptari Asdrit Kapaj, 42 vjeç, i cili njihej me nofkën “Vagabondi i Wimbledon”, u shpall dje fajtor për varg vjedhjesh. Ai akuzohet se ka përfituar 500,000 euro gjatë 22 vjedhjeve në zonat e pasura të Londrës.
Më parë është akuzuar se ai është përgjegjës për shumë bastisje të tjera, me një vlerë totale 10 milion euro, gjë që do ta bënte atë një nga hajdutët më ekspertw të Evropës.
Në gjykatë u tha dje se ai kishte shkuar në Britani si shtetas kosovar në vitin 1990. Por vëllai i tij Nexhip Kapaj hodhi poshtë pretendimet e tij, duke thënë se ai është në fakt shqiptar. Ai për tha Daily Mail se vëllai i tij ishte lindur në një spital afër fshatit Gjorm, rreth 20 milje nga qyteti i Vlorës, në vitin 1977, dhe nuk ka lidhje me Kosovën.
Vëllai i tij Nexhip tha se duke pretenduar se ishte kosovar ishte mënyra më e lehtë për shqiptarët që të fitonin hyrjen në Britani të Madhe. Natën e kaluar, Zyra e Shtëpisë tha se nuk do të komentonte mbi rastin e hajdutit, por zyrtarët e Britanisë së Madhe kanë gjasa të hetojnë sfondin e tij.
Mbrëmë, viktimat e Kapaj në Wimbledon festuan fundin e mbretërimit të tij, ndërsa disa thanë se do të mbanin një parti. Shumë prej tyre ndoqën dje procesin gjyqësor në gjykatë.
Më parë hajduti shqiptar kishte punuar siinxhinier elektrik dhe mund të çaktivizonte kamerat CCTV. Ai më në fund u arrestua më 22 Shkurt të këtij viti pasi u ndalua jashtë një shtëpie dhe mbante në dorë një pishtar, thikë me stilolaps. I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kapaj kishte hapur një dyqan peshku në Altringham, Greater Manchester.
Ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve. Por, më e rëndësishmja ishte se ai mbyllte dyert pas grabitjeve, duke bërë që shumë prej viktimave të tij të mos kuptonin që kishin rënë prè e vjedhjes.
Asdrit Kapaj, ndonëse “mbretëroi” për 10 vite në këtë zanat, nuk ka pasur kurrë precedentë të mëhershëm penalë. Ai pranoi para gjykatës të ishte autor i 22 vjedhjeve dhe dy tentativave për grabitje, vlera e produkteve të rrëmbyera gjatë të cilave arrin në rreth 542 mijë paund. Prokurorja e çështjes ka thënë se vlera e grabitjeve gjatë 10 viteve të aktivitetit të pazbuluar të tij shkon në rreth 10 mln stërlina.
“Ai ka qenë këtu që prej moshës 16-vjeçare. Ka pasur leje qëndrimi të pakufizuar, është shtetas kosovar nga Serbia dhe ka ardhur këtu gjatë adoleshencës. Jeton këtu prej viteve ’90, është i martuar dhe me dy fëmijë dhe jeton në zonën Cheshire. Ka prova të mjaftueshme që tregojnë qarkullim të automjetit të tij gjatë kohës që kanë ndodhur grabitjet”, tentoi më kot mbrojtjen, avokati i tij.
Kjo, pasi kamerat e sigurisë “CCTV” e shfaqnin atë me mjetet e posaçme për grabitje dhe me kapuç në kokë. Vendimi për të do të jepet më 21 Qershor, e deri atëherë ai do të qëndrojë në paraburgim.