Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa rrugë dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin.
Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard–Transballkanike.
Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige e tavolina.
I gjithë qyteti është në kolaps total, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita.