Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Patrik Petritaj është dërguar në spital nga famijarët e tij, rreth orës 5 të mëngjesit.
Mjekët, në Urgjencën e Vlorës, janë përpjekur ta mbajnë në jetë, por ka qenë e pamundur.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit dhe policia po heton rrethanat e vdekjes.