Kontrolli nga një postbllok rutinë ka rezultuar fatal për Ani Begajn, të riun nga Vlora, të dënuar nga gjykata me 35 vite burgim, nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të tre personave, një ngjarje e konsideruar si masakra e Çoles.
I riu kishte arritur t’i shpëtonte policisë për 7 vite, ndërsa u arrestua në mesditë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar në postbllok në shëtitore, në Lungomare.
Begaj, i shoqëruar nga një tjetër person, udhëtonte me automjetin tip Nissan me targa AA 470 UK. Për t’ju shmangur policisë, i riu u fut në një rrugicë pa dalje në lagjen “Pavarësia”. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë të llojit pistoletë.
Të rinjtë u shoqëruan në komisariatin e Vlorës.