Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare pasi ka tentuar të fusë drogë në paraburgim për djalin e saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë.
“Shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
62-vjecarja akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.