Një grua është gjetur e mbytur në det në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur aksidentalisht.
Viktima është ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.