Aktualitet Vlorë, kapet 31-vjeçari i dënuar me 15 vite burg, pjesë e një...

Vlorë, kapet 31-vjeçari i dënuar me 15 vite burg, pjesë e një grupi kriminal

Një 31-vjeçar i dënuar me 15 vite burg është arrestuar nga policia e Vlorës.

Sandër Likaj, u arrestua në fshatin Lapardha pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Policia thotë se “në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativasi ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë”.

Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.