Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se teksa drejtonte makinën mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares ka aksidentuar në vijat e bardha një grua bashkë me dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.