Një 35-vjeçar, me detyrë drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka vjedhur shumën prej 30 mijë dollarësh amerikanë në llogarinë e një klienti.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Bankieri”, i arrestuari është shtetasi F.N, i cili duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.