Aktualitet Vodhi karburant nga një firmë ndërtimi dhe e shiti, 2 të arrestuar

Vodhi karburant nga një firmë ndërtimi dhe e shiti, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit të Vorës, për vjedhjen dhe përvetësimin e një sasie karburanti.

Në pranga kanë rënë J.S. 35 vjeç dhe P.K. 31 vjeç, të dy banues në Vorë.

Policia thotë se ka dokumentuar vjedhjen e 172 litrave karburant nga eskavatori i një firme ndërtimi. Sipas bluve, vjedhja është bërë nga 35-vjeçari. Më pas, ky i fundit, naftën ia ka shitur 31-vjeçarit P.K., për të cilin policia thotë se kishte dijeni që karburanti ishte i vjedhur.

Për këtë arsye, 35-vjeçari akuzohet për vjedhje ndërsa blerësi për përvetësim të mallrave të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.