Një shtetas sirian u arrestua nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për vjedhje. Policia njoftoi për mediat se 29-vjeçari O. M. është kapur dy herë duke vjedhur.
Një rast ka ndodhur në datën 11 shkurt, ku është vjedhur banesa e shtetasit J. Gj.. Siriani ka arritur të marrë dy laptopë dhe një sasi bizhuterish.
Ndërsa herën e dytë 29-vjeçari ka tentuar të grabisë banesën e shtetasit B. T., por pasi ka thyer derën është larguar.