Një episod mjaft i bukur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar përpara fillimit të sfidës Olympiacos-Arsenal, e vlefshme për UEFA Europa League.
Njëri prej vogëlushëve që qëndrojnë me lojtarët në momentin e himnit të Europa League, “humbi” rrugën dhe nuk dinte se ku të drejtohej.
Futbollistët e Arsenal në atë moment po bëheshin gati për foton e ekipit dhe kur panë vogëlushin e afruan që edhe ai të bëhej pjesë e fotos së tyre. Gjest mjaft i bukur i lojtarëve të ekipit londinez.