Partizani në volejboll për femra ka vendosur emrin në librat e historisë, duke u kualifikuar në fazën e dytë të Champions League.
Kampionet e Shqipërisë triumfuan edhe në Bosnje përballë Jedinsvo Bërçkos me rezultatin 3-2 duke mbyllur llogaritë e kualifikimit që në dy setet e para.
Takimi i parë në Tiranë foli gjithashtu për kryeqytetaset, që fituan me rezultatin 3-1. Sllovakja e kampioneve Romina Hudeçova u shpall sërish lojtarja më e mirë e ndeshjes.
Për herë te parë, Partizani do të luajë në turin e dytë të këtij kompeticioni. Pikërisht të mërkurën e ardhshme, vajzat e kuqe do të sfidojnë kampionet e Hungarisë, Vanash Odum Budapest, një skuadër të njohur në arenën ndërkombëtare.