Aktualitet “Volkswageni” lëvizte në sens të kundërt në autostradë, shoferi përfundon pas hekurave

“Volkswageni” lëvizte në sens të kundërt në autostradë, shoferi përfundon pas hekurave

Shërbimet policore kanë konstatuar në autostradën Milot-Morinë një “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja.

Menjëherë i janë vënë në ndjekje makinës dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, 32-vjeçarin me iniciale D. G. Ky i fundit, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato me forcë.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.