Bota Von der Leyen fiton mandatin e dytë në krye të Komisionit Europian:...

Von der Leyen fiton mandatin e dytë në krye të Komisionit Europian: Zgjerimi do të jetë prioritet

Ursula von der Leyen zgjidhet edhe për një mandat 5-vjeçar në krye Komisionit Europian.

Ajo mori 401 vota nga 720 eurodeputetë, ndërsa 284 votuan kundër dhe 15 abstenuan. Për të fituar i duheshin 361 vota.

Para votimit, von der Leyen shpalosi prioritetet për mandatin e saj të ardhshëm duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit të bllokut evropian.

Ajo tha se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës  peshë më të madhe në skenën globale.

Von Der Leyen përsëriti se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së.

u zotua për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që të nevojitet në luftën kundër pushtuesit rus, Von Der Leyen tha se liria e Europës ishte rrezik dhe se duhej të investohej më shumë në mbrojtje.

Ajo premtoi të ndërtojë një “Bllok të vërtet të mbrojtjes evropiane” me projekte të mbrojtjes ajrore dhe kibernetike.