Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale temat e diskutimit që ka pasur me kryeministrin Edi Rama ditën e hënë.
Mes dy liderëve është folur për rindërtimin, pandeminë dhe negociatat. Von Der Leyen thotë se qëndrimi KE-së është i qartë pro fillimit të negociatave.
“Shumë e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të mbështetet tek BE-ja për rindërtimin pas tërmetit dhe përballimin e pandemisë. Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Biseduam së bashku rreth çeljes së negociatave. Qëndrimi ynë është i qartë. E ardhmja e Shqipërisë është BE-ja dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo në rrjetet sociale