Bota Von der Leyen: Rusia po përdor gazin kundër nesh. Nord Stream 2...

Von der Leyen: Rusia po përdor gazin kundër nesh. Nord Stream 2 nuk përjashtohet nga sanksionet

“Rusia po ushtron presion ushtarak mbi Ukrainën dhe po përdor furnizimet me gaz si levë ndaj nesh, prandaj Nord Stream 2 nuk mund të përjashtohet nga lista e sanksioneve. Kjo është shumë e qartë”.

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetat “Les Echos” në Francë dhe “Handelsblatt” në Gjermani.

Për çmimet e larta të energjisë, Von der Leyen kritikon besueshmërinë e Gazprom.

“Përballë rritjes së kërkesës dhe rritjes së çmimeve, furnizuesit e tjerë të gazit kanë rritur ndjeshëm furnizimet e tyre, por jo Gazprom. Kompania, e cila i përket shtetit rus, mbjell dyshime për besueshmërinë e saj”, tha Ursula von der Leyen.

Në një situatë që Von der Leyen e përkufizon si shumë serioze, ajo përjashton rreziqet e menjëhershme mbi furnizimet nëse Rusia dhe Gazprom respektojnë angazhimet e tyre.

Në lidhje me sanksionet kundër Moskës në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, von der Leyen thotë se sanksionet evropiane të koordinuara me partnerë si SHBA-ja do të variojnë “nga kufizimi i aksesit në kapitalin e huaj deri te kontrollet e eksportit të komponentëve të teknologjisë së lartë, që Rusia nuk mund t’i zëvendësojë lehtësisht si sektorët e inteligjencës dhe armatimeve, kompjuterët kuantikë, lazerët dhe udhëtimet në hapësirë.