Politika Von der Leyen telefonatë me Biden: Diskutuam për çështjen e Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen telefonatë me Biden: Diskutuam për çështjen e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen bëri me dije se kishte zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së Joe Biden mbrëmjen e së hënës.

Ajo shkroi se si miq dhe aleatë të ngushtë ata theksuan angazhimin e përbashkët për të ecur para në të gjitha çështjet që janë shqetësim i përbashkët.

Ursula Von der Leyen deklaroi se gjatë bisedës në telefon ajo dhe Biden bënë një përmbledhje të zhvillimeve mbi pandeminë, ndryshimet klimatike, Këshillin e Përbashkët të Tregtisë dhe Teknologjisë, mbrojtjen, Ballkanin Perëndimor dhe çështjet kryesore gjeopolitike.

Për telefonatën e Von der Leyen dhe Biden reagoi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi edhe njëherë mbështetjen e fortë të dy liderëve botëror për vazhdimin e procesit të pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.