Më shumë se dy në pesë votues të Partisë Demokratike (43%) mendojnë që Kuvendi i 11 dhjetorit – thirrur nga Sali Berisha – është legjitim.
Një në katër votues të PD-së (25%), mbështesin Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.
Po aq votues të PD-së (24%) mendojnë që asnjë nga të dy mbledhjet e Kuvendit demokrat nuk është legjitim.
Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.
Rezultati për të gjithë të anketuarit – pavarësisht se për kë kanë votuar – tregon se thuajse gjysma (48%) mendojnë se asnjë nga mbledhjet e Kuvendit Kombëtar nuk ka legjitimitet.
Ata mbështesin më shumë Kuvendi Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha (21%), sesa atë të thirrur nga Sali Berisha (18%).
Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.