Kush e tradhtoi kreun e bandës italo-shqiptare Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik” dhe që kanë lidhje me Camorra-n?
Kjo mbetet një enigmë për policinë, e cila tani po heton për vrasje të llojit mafioz. Dikush e nxori atë në pritë Dhe fakti që ai shkoi në një takim në Parco degli Acquedotti dhe tani pas një serie arrestimesh të bandave kriminale, po i çojnë hetuesit tek shqiptarët.
“Diabolik”, ka pasur marrëdhënie të ngushta me shqiptarët, por siç duket kohët e fundit ai qëndronte larg tyre.
Mbrëmjen e së mërkurës, Piscitelli ishte vetëm me shoferin e tij, i cili është një ekspert i arteve marciale, që kishte qenë me të për rreth dhjetë ditë. Por kubanezi që jeton prej vitesh në Romë, konsiderohet si mjaft i besuar për ultrasin e Lazios.
Seria e ekzekutimeve sipas hetuesve ka nisur që nga vrasja e shefit të Ndranghetas, Vincenzo Femia, në 2013, që në Romë nuk kishte një krim mjaft i diskutueshëm, por që solli plot pasoja.
Provat
Nga mbrëmja e së mërkurës, policia e drejtuar nga Luigi Silipo dëgjuan tridhjetë dëshmitarë, familjare, miq dhe të njohur. U mor në pyetje edhe shoferi kuban, që ishte ulur me të në një stol natën e vrasjes. Ishte ai që bëri thirrjen për ndihmë, por nuk do të tregonte me kë kishte takim Piscitelli. “Unë nuk e di, ai vetëm më kishte kërkuar të më shoqëronte sepse patenta e tij ishte pezulluar dhe i duhej një shofer”, ka thënë kubanezi në polici. Diablo u qëllua plotësisht në befasi, ai që ishte gjithnjë aq i kujdesshëm.
Çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë?
Hetuesit po rikrijojnë orët e fundit të jetës dhe ditët e fundit të Diabolik, të kaluar mes miqve të Veriut, gruas së tij Rita dhe vajzave të tyre. Asnjë incident i dhunshëm ose mosmarrëveshje nuk është shfaqur. Policia po shikon gjithashtu pamjet e regjistruara nga një kamerë private, e vendosur në katin e dytë të një ndërtese në ‘Via Lemonia’, pikërisht përpara vendit ku u vra Diablo. Një djalë dhe një grua, dëshmitarët okularë, kanë treguar një vrasës të kamufluar me veshje sporti, të veshur me një T-shirt të gjelbër të errët.
Jeta kriminale e Fabrizio Piscitelli
Në vitin 2016 Piscitellit, iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Në vitin 2013 ai u arrestua, sepse ai u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.
Në 2015, Diabolik u konsiderua përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, me prokurorët që e konsideruan Diabolik në krye të një grup kriminel italo-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”, që kanë lidhje me bosin e Camorras, Michele Senese, ‘O Pazz’.