Politika “Vrasësit janë në Beograd”, Rama i përgjigjet fyerjeve të Vulin: Vuçiç të...

“Vrasësit janë në Beograd”, Rama i përgjigjet fyerjeve të Vulin: Vuçiç të japë sqarime

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas deklaratave të tij për Shqipërinë e Madhe, duke kërkuar sërish nga presidenti i Serbisë që të japë sqarime për këtë çështje.

“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësi që deklarata e një anëtari qeverie e një vendi që po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira bashkëpunimi të jetë një gojë kaq e shthurur të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Pastaj, kuptova që nuk ishte meme. Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe. Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje. Unë kam qenë shumë i qartë. Shengeni rajonal është vendosja e 4 kushteve të Bashkimit Evropian. Kushti i parë është liria e Brukselit ku njerëzit të lëvizin pa ndalesa në kufi. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës.

Porti i Durrësit, pa diskutim që do të jetë edhe porti i Kosovës, mund të jetë edhe i Serbisë. Në sensin kush do të përfitojë liri nga lëvizja e mallrave të fitojë.

Shpresoj të mos ketë qenë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake meqë është ministër i Mbrojtjes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Me tone të ashpra kryeministri Rama u shpreh se e vërteta te thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, është ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta. Sipas tij vrasësit janë në Beograd dhe çlirimtarët janë në Kosovë.

“Sa për vrasësit e UÇK-së jam krenar që i kam njohur dhe i kam miq dhe jam miku i tyre deri në fudn për mua ata janë çlirimtarë vrasësit ishin në Beograd dhe vrasës ka akoma në Beograd. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë dhe nuk sulmoi Prishtina Beogradin. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Këtë nuk e ndryshon dot kush as Haga. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd”, përfundoi Rama..