Aktualitet Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon dënimin maksimal për 4 adoleshentët

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon dënimin maksimal për 4 adoleshentët

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria kërkon dënimin maksimal për 4 adoleshentët

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu, prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.

Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë me tej dënimet e tyre.

15-vjeçari Fatjon Bici u vra në maj të 2023-t. Ai u godit me thikë në zemër, sapo la ambientet e shkollës “Asllan Hajdari”, aty ku dhe studionte. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar që po konfliktohej me 4 persona të moshës 14 deri 16 vjeç.

Pasi u konfliktuan verbalisht, të 4 adoleshentët goditën me thikë Bicin dhe kushëririn e tij.

Si pasojë e plagëve të marra Fatjoni humbi jetën. Pas arrestimit nga policia, 4 të rinjtë pranuan se viktima nuk kishte pasur lidhje me konfliktin, por ndërhyri për të mbrojtur kushëririn.