Tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen me thikë të një shqiptari të identifikuar si Olsi Kuka.
30-vjeçari u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit të 11 majit në një lagje periferike në veri të Londrës.
Dy persona, të moshës 33 dhe 25 vjeç si dhe një grua 24-vjeçare janë arrestuar për akuzën e vrasjen të shtunën më 14 maj.
Burrat janë në arrest me burg, ndërsa gruaja pritet të dalë në gjykatë në mes të qershorit.
Edhe një 35-vjeçar u arrestua si i lidhur me krimin, por më pas u la i lirë.
Policia angleze kërkon ndihmë për të zbardhur vrasjen dhe ruan dhe anonimatin për ata që japin detaje që do të ndihmojnë për këtë ngjarje.