Një i ri u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza.
33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit.
Kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë.
Viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.
Paraprakisht, dyshohet se sherri ka nisur në lokalin e fshatit duke çuar deri në këtë ngjarje tragjike.